E rëndë në SHBA, një fëmijë dhe dy të rritur u vranë gjatë një grabitjeje në Ilinois

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ilinois të SHBA-ve, pasi gjatë një grabitjeje kanë mbetur të vdekur një fëmijë dhe dy të rritur.

Sipas policisë së Bolingbrook, mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:00 kanë marrë një telefonatë, dhe pasi kanë mbërritur në vendngjarje, kanë gjetur 3 persona të rvarë dhe një të plagosur.

Një burrë, një grua dhe një fëmijë u vranë dhe një grua tjetër u plagos, thanë zyrtarët.

Më vonë të dielën në mbrëmje, Policia e Bolingbrook raportoi se kishte gjetur dhe ndaluar një të dyshuar për të shtënat.

Sipas disa dëshmitarëve ata ishin duke u kthyer në shtëpi kur dëgjuan papritur të shtëna, kjo ngjarje i ka habitur banorët pasi është një zonë e qetë pa asnjë probleme.

Bolingbrook është një periferi afërsisht 30 milje nga Çikago me më shumë se 73,000 banorë, sipas të dhënave të Regjistrimit. Një nga qytetet më të pasura në Midëest, Bolingbrook ka një të ardhur mesatare familjare prej 97,371 dollarë dhe një vlerë mesatare të shtëpisë prej 242,600 dollarë.


Shtuar 6.03.2023 20:11