E rëndë në SHBA, helikopteri bie në ujë, raportohet për viktima

Një helikopter është rrëzuar këtë të enjte në lumin Hudson në qytetin e Nju Jorkut, duke shkaktuar vdekjen e një personi që ndodhej në bord.

Sipas “BBC”, mësohet se ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga uji dy persona, ndërsa gjendja e tyre ende nuk dihet.

Gjithashtu, policia e Nju Jorkut është shprehur se viktima ndodhej brenda helikopterit në momentin e rrëzimit dhe fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut (FDNY) është shprehur se njësitë e reagimit detar dhe tokësor kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkakun e rrëzimit apo nëse kishte persona të tjerë në bord.


Shtuar 10.04.2025 23:13