E rëndë, kalonte fundjavat në banesët e tij , gjyshi përdhunon sistematikisht 9-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rodos, Greqi. Një 51-vjeçar është vënë në pranga pasi abuzonte seksualisht me nipin e tij të mitur.

I mituri, vetëm 9-vjeç, kalonte fundjavat në banesët e gjyshit të tij, pasi prindërit ia besonin kujdestarinë atij në dy ditë të javës.

Gjatë hetimeve të kryera u zbuluar abuzimi seksual me të miturin dhe u arrestua gjyshi i tij. Ky i fundit ka mohuar akuzat.


Shtuar 17.02.2024 17:26