E pabesueshme! Lindi ditën e tërmetit në 1999, tërmeti i merr jetën në 2023-in, nëna e 24-vjeçarit: U sakrifikua për vëllain

Mund të jetë rastësi apo fat i paracaktuar, por një nga viktimat q humbi jetën në tërmetin e 6 shkurtit në Turqi ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore.

24-vjeçari i pafat Osman Enes Basturk, i cili ishte një nga mijëra viktimat e tërmetit të 6 shkurtit, kishte lindur pikërisht në një dytë po kaq të rëndë, në 17 gusht të vitit 1999, ditë në të cilët Turqia ishte goditur një një tjetër tërmet i fortë i cili shkaktoi sërish mijëra viktima.

Djaloshi 24-vjeçar që erdhi në këtë botë në qytetin e Gaziantepit, filloi jetën gjatë një tërmeti dhe e përfundoi përmes një tjetër tërmeti me epiqendër në qytetin e Kahramanmarasit.

Asiye Basturk, nëna e tij, tregoi historinë e jetës së Enesit, i cili humbi jetën pasi një mur ra mbi të, ndërsa përpiqej të mbronte vëllanë nga tërmeti 7.7 ballësh që goditi shtetin turk, raporton t24.com.tr.

“Djali im Osman Enes lindi në Gaziantep gjatë tërmetit Golcuk që ndodhi në vitin 1999. Ai vdiq në tërmetin në Nurdagı në vitin 2023. Ai ishte trim dhe sa mali. Ishte si luan biri im. Malet dhe gurët nuk mund ta rrëzonin djalin tim. Atë e solli në jetë Zoti”, tha ajo.

Nëna vazhdoi rrëfimin për të birin e ndjerë duke thënë se dha jetën duke u munduar ta mbronte vëllanë e tij.

“Osman Enes ishte i fortë, tha se do ta shpëtojë vëllain e tij. Djali im u mundua ta mbronte vëllanë, por nuk mundi ta shpëtojë veten. Djali im i vogël doli nga rrënojat, por ai nuk doli dot”, tha ndër të tjerash Basturk.


Shtuar 17.02.2023 13:51