Edhe pas daljes nga “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri ka qenë mjaft i komentuar.
Kjo jo vetëm për raportet me ish banorët e tjerë por dhe për jetën personale. Gjatë kohës që ai ishte brenda shtëpisë së famshme, një vëmendje të madhe mori dhe bashkëshortja dhe vajza e tyre, Emily.
Kur bëhet fjalë për këtë të fundit, balerini është treguar shumë i rezervuar. Së fundmi, Emily i ka bërë një “rreng” të atit. Teksa është pyetur nga ndjekësit nëse është beqare, Emily i është përgjigjur pyetjes përmes një videoje ku shihet pranë Ilirit dhe mamasë së saj.
Me shaka, ajo thotë se është në një lidhje ndërsa më pas e kthen kamerën nga babai i saj për të parë se si do të reagojë. I habitur, Iliri e pyet se me kë. Në atë moment, Emily kthen telefonin nga macja e saj. “Ai momenti kur qesh nga halli”, shkruan balerini.