Tre punëtorë të Kryqit të Kuq u vranë nga bombardimet ruse në Donetsk të Ukrainës. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Volodymyr Zelenskyy, i cili shtoi se dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
“Fatkeqësisht tre persona u vranë nga ky sulm rus. Dy të tjerë u plagosën”, shkruan Zelenskyy në një postim në platformën Telegram.
Gjithashtu Dmytro Lubinets, Komisioneri ukrainas për të Drejtat e Njeriut, tha se viktimat ishin tre shtetas ukrainas, punonjës të KNKK. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Veroliubovka, që ndodhet afërsisht 8 kilometra nga vija e frontit të luftës. KNKK shtoi se shpërndarja e ndihmës humanitare nuk kishte filluar dhe asnjë banorë nuk u prek nga shpërthimi.
Megjithëse Zelenskyy akuzoi Rusinë se qëndron pas sulmit, Ndërsa deklarata e KNKK-së nuk adresonte në mënyrë specifike se kush ishte përgjegjës për bombardimet.
“Unë dënoj sulmet ndaj personelit të Kryqit të Kuq në termat më të ashpër. Është e pandërgjegjshme që bombardimet do të godasin një vend të shpërndarjes së ndihmave. Zemrat tona janë thyer sot teksa vajtojmë humbjen e kolegëve tanë dhe kujdesemi për të plagosurit. Kjo tragjedi lëshon një valë pikëllimi shumë të njohur për ata që kanë humbur të dashurit në konflikt të armatosur,” tha presidentja e KNKK Mirjana Spoljaric.