Blinken: Presim që qeveria izraelite të mbrojë civilët dhe të lejojë ndihmat për palestinezët në Gaza

Anthony Blinken, Sekretari i Shtetit amerikan, ka shprehur qëndrimin se Izraeli duhet të mbrojë civilët në Gazë dhe të lejojë marrjen e ndihmave humanitare të nevojshme për ta. Ai ka shtuar se SHBA-ja pret që qeveria izraelite të japë prioritet për këtë çështje.

Blinken, ka vlerësuar përpjekjet e Izraelit për të mbrojtur vendin dhe për t’u kundërvënë kërcënimeve nga Hamas, përkundër mbajtjes së qëndrimit në aspektin e nevojës për të mbrojtur popullsinë civile dhe për të lejuar qasjen e ndihmës humanitare në Gazë.

“Ne presim që qeveria izraelite ta bëjë këtë çështje prioritet. Mbrojtja e civilëve, marrja e ndihmave për njerëzit që u nevojitet kjo duhet të jetë prioriteti i parë, edhe pse ata bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur vendin dhe për t’iu kundërvënë kërcënimit të paraqitur nga Hamasi”, tha Blinken për gazetarët.


Shtuar 13.03.2024 22:24