Beyoncé është bërë gruaja e parë me ngjyre që kryeson listën e muzikës country në Billboard.
Fituesja e Grammy-t e arriti këtë sukses pasi kënga e saj e re “Texas Hold ‘Em” arriti në vendin e parë në top-listën e muzikës country këtë javë.
Ajo publikoi këngën më 11 shkurt gjatë Super Boël së bashku me këngën tjetër të saj “16 Carriages”, e cila debutoi në numrin 9 në të njëjtën listë.
Të dyja këngët pritet të shfaqen në albumin e ardhshëm të Beyoncé, me temë country, i cili quhet akti II, më 29 mars.
Por kjo nuk është hera e parë që ish-këngëtarja e Destiny’s Child futet në muzikën country.
Albumi i saj i mirënjohur i vitit 2016 “Lemonade”, shfaqi këngën me motive country “Daddy Lessons”. Një vit më pas, ajo u bashkua me ikonat e country The Chicks për një performancë të jashtëzakonshme të këngës në Country Music Awards.