Beyoncé dhuron miliona dollarë për fushatën presidenciale të Kamala Harris

Këngëtaria Beyoncé ka mbështetur haptazi Kamala Harris në zgjedhjet e saj presidenciale përballë Donald Trump që do të mbahen në muajin nëntor. Këtë gjë, këngëtarja dhe biznesmenia e tregoi duke dhuruar 4 milionë dollarë në mbështetje të fushatës së zv.presidentes në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale Beyonce, por edhe kandidatja e demokratëve për Shtëpinë e Bardhë. Siç raportohet Beyonce do të dhurojë më shumë para për fushatën, nëse është e nevojshme, dhe madje do të organizojë një event për mbledhje fondesh për Kamala Harris.

Njerëz pranë saj bëjnë me dije se ajo u detyrua të zbriste në fushë dhe të angazhohej personalisht në fushatë, pasi dikush i tregoi “Project 2025”, agjendën ekstremiste të shkruar nga një konservator për presidencën e dytë të Trump.


Shtuar 6.08.2024 22:08