Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi janë kapur duke vjedhur. Mediat e huaja bëjnë të ditur se shqiptarët të moshës 25, 32 dhe 50 vjeç, janë përfshirë në kryerjen e 27 grabitjeve me forcë në zona të banuara.
Gjithashtu hetimi ka përcaktuar se grupi e përqendronte vëmendjen e tyre në shtëpitë që ndodheshin pranë zonave malore, livadheve apo zonave të pambrojtura, gjë që e bënte më të lehtë për ta planifikimin e veprimeve të tyre në mënyrë diskrete.
Të lidhura
None found
Ndërsa për të hyrë në brendësi të banesave, ata zgjodhën kryesisht hyrje të pasme që nuk binte në sy.
Po ashtu Garda Civile e ka kapur grupin në një kontroll të koordinuar nga patrullat e Sigurisë Qytetare dhe Grupi i Trafikut në Pedrafita do Cebreiro. Gjatë arrestimit janë sekuestruar efekte të ndryshme të vjedhura, si ora të cilësisë së lartë, byzylykë dhe bizhuteri floriri, shumica e të cilave tashmë u janë kthyer pronarëve të ligjshëm.
