Beleri në burg, Ministria e Jashtme greke: Shqipëria ka detyrimin ta lejojë të bëjë betimin si eurodeputet

Vendimi i GJKKO ka ngritur shqetësime për nivelin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri, ka deklaruar Ministria e Jashtme greke sot, sa i përket vendimit për të lënë Fredi Belerin në burg për akuzën e shitblerjes së votës.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit të Tiranës vjen për të përforcuar shqetësimet për nivelin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri”, theksohet ndër të tjera në njoftimin e lëshuar nga Athina.

“Sot zoti Beleri nuk është vetëm kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës. Ai është gjithashtu anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian. Është, pra, detyrim i autoriteteve shqiptare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë mundësinë atij të marrë pjesë në punimet e Parlamentit Europian, duke filluar nga mandati i tij, korrikun e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e ministrisë greke.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:

Greqia që në fillim kishte shprehur shqetësimin dhe reflektimin e saj për shumë aspekte të çështjes në lidhje me ndjekjen penale të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Në veçanti, rezervat lidhur me cenimin e prezumimit të pafajësisë, natyrën e provave të paraqitura, zbritjen e dënimit të tij, shqiptimin e një dënimi joproporcional dhe heqjen e së drejtës së tij për të bërë betim, me rezultat që Bashkia e Himarës administrohet prej një viti nga persona që nuk kanë legjitimitet demokratik. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë vjen në mbështetje të këtyre shqetësimeve për nivelin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri.
Z. Beleri sot nuk është vetëm kryebashkiaku i Himarës i zgjedhur. Ai është gjithashtu anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian. Është, pra, një detyrim i autoriteteve shqiptare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë mundësinë atij të marrë pjesë në punimet e Parlamentit Evropian, duke filluar nga Plenari i tij, korrikun e ardhshëm.


Shtuar 25.06.2024 19:52

Tags: