Një i ri në Francë u maskua si grua në karrocë me rrota dhe vizitoi muzeun e Louvre-t, vetëm që t’i “përplaste në fytyre” një copë torte kryeveprës së Lenardo da Vincit, Mona Lisa. Fotot dhe videot nga skena e pazakontë janë duke bërë tashmë xhiron e rrjetit dhe tregojnë pikturën e famshme të “përlyer” me krem të bardhë.
【#WATCH #蒙娜麗莎 在 #盧浮宮 被“老奶奶”扔蛋糕】30日,一名男性著女裝戴假髮僞裝成“老婦人”,沖向 #法國 盧浮宮中的名畫《蒙娜麗莎》,試圖砸碎作品外部的防彈玻璃。失敗後,又繼續在上面塗抹奶油蛋糕。由於畫的外面有防彈玻璃保護,這件著名的藝術品完全沒有受到傷害。#France #MonaLisa #Louvre pic.twitter.com/r3punnLwgk
— 鳳凰網 (@ifenglobal) May 30, 2022
Në fakt i vetmi që u prek nga torta ishte xhami mbrojtës i vendosur përpara veprës së paçmuar të artit, e cila u pikturua nga Leonardo da Vinci në periudhën 1503-1519.
Sipas asaj që raportojnë mediat duke cituar dëshmitarë okularë, i riu u fut në dhomën ku ndodhet kryevepra e da Vincit me paruke ndërsa qëndronte në një karrocë me rrota. Dhe, në një moment u çua në këmbë, iu afrua pikturës dhe i hodhi tortën.
Menjëherë në skenë erdhi stafi i sigurisë së muzeut dhe e largoi të riun nga dhoma ndërsa të pranishmit u mblodhën për të fotografuar Mona Lisan.