BE njoftoi kundërmasa ndaj tarifave të SHBA-së, reagon Trump: Do t’i përgjigjemi Europës

Në përgjigje të vendosjes së tarifave të reja, të pajustifikuara të SHBA-së për importet e çelikut dhe aluminit të BE-së, Komisioni ka nisur kundërmasa të shpejta dhe proporcionale ndaj importeve të SHBA në BE.

Komisioni shpreh keqardhje për vendimin e SHBA për të vendosur tarifa të tilla, duke i konsideruar ato të pajustifikuara, përçarëse për tregtinë transatlantike dhe të dëmshme për bizneset dhe konsumatorët, duke rezultuar shpesh në çmime më të larta.

Menjëherë ka ardhur edhe një reagim nga presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili ka thënë se SHBA do t’i përgjigjet kundër-tarifave të Bashkimit Evropian.

Presidenti amerikan shtoi se për momentin ka fleksibilitet për tarifat, por kjo do të ndalet sapo të zbatohen tarifat. Trump dyfishoi zotimin e tij për të vendosur tarifa reciproke për të ndihmuar në rindërtimin e prodhimit amerikan.


Shtuar 12.03.2025 18:10

Tags: ,