BE-ja do të dhurojë 2.3 miliardë euro në mbështetje për rindërtimin e Ukrainës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot një paketë mbështetjeje prej 2.3 miliardë eurosh për Ukrainën, për t’i ndihmuar vendin të rindërtohet pas dëmeve të shkaktuara nga pushtimi rus.

Fondet përfshijnë 1.8 miliardë euro do të jepen si garanci kredie dhe 580 milionë euro do të shpërndahen në formë grantesh nga institucione financiare publike ndërkombëtare dhe dypalëshe, tha Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në një konferencë në Romë mbi planet për rindërtimin e Ukrainës.

Ndërkohë, situata në Ukrainë mbetet e tensionuar, qindra dronë rusë dhe më shumë se një duzinë raketash u lëshuan drejt Kievit sot, duke shkaktuar vdekjen e dy personave në një sulm ajror masiv brenda dy ditëve.

Ndërsa, Ukraina ka kërkuar ndihmë të menjëhershme dhe të mëtejshme nga partnerët e saj gjatë këtij takimi në Romë.

Paketat e mbështetjes bëhen pjesë e Kornizës së Investimeve për Ukrainën, një nismë që pritet të mobilizojë deri në 10 miliardë euro investime në këtë vend.

Gjithashtu, ajo njoftoi krijimin e një fondi të ri anksionar për rindërtimin e Ukrainës, i cili do të mbështetet nga Banka Evropiane e Investimeve dhe shtetet si Franca, Gjermania, Italia dhe Polonia.


Shtuar 10.07.2025 16:13

Tags: ,