Austria do heqë masat për të vaksinuarit por masat për të pavaksinuarit do të qëndrojnë ende në fuqi, tha në një deklaratë kancelari i ri austriak Carl Nehamer, një ditë pas marrjes së detyrës.
Shteti i Austrisë së Epërme ka njoftuar tashmë se do të zgjasë bllokimin me të paktën një javë, ndërsa kryeministri i Styria, Herman Sutzenhofer, tha gjithashtu se mund të ndërmarrë rregulla më të ashpra.
Numri i rasteve ka shënuar rënie gjatë dy javëve të fundit, por mbetet sërish i lartë. Austria ka regjistruar 5192 raste në 24 orë. Gjithashtu, vendi pritet të miratojë një projektligj duke gjobitur deri në 600 euro çdo 3 muaj personat mbi 60 vjeç të cilët refuzojnë të vaksinohen./abcnews.al