Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një atentati mbrëmjen e djeshme në Marbella të Spanjës. Sipas medieve spanjolle, ngjarja ka ndodhur në qendrën tregtare Guadalmina, në Marbella (Málaga), pranë A-7, pranë qytetit kufitar të Estepona.
Shqiptari është qëlluar të paktën 5 herë me armë zjarri dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëdnetësore.
Të lidhura
None found
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, por ende nuk ka asnjë person të arrestuar.
Qendra tregtare e lartpërmendur në Marbella është kthyer në një pikë të nxehtë në pastrimin e hesapeve mes bandave në Costa del Sol.
Më 28 tetor, tre persona të armatosur me kapuç hapën zjarr ndaj dy personave, të cilët u plagosën. Pasi kanë qëlluar, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë.
