Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sot është munduar që të ofrojë argumente kundër Rezolutës për Përkujtimin e Gjenocidit në Srebrenicë të ndodhur në vitin 1995, por pa sukses.
84 vende të botës kanë dhënë përkrahjen e tyre për Rezolutën qe kthen 11 korrikun në Ditë Ndërkombëtare për Përkujtimin e Gjenocidit në Srebrenicë.
Pas votimit dhe miratimit të Rezolutës, Vuçiç ka publikuar një fotografi teksa mban flamurin e Serbisë në shpinë. Afër tij gjendet edhe Marko Gjuriq.
“Krenar për Serbinë time!”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.
View this post on Instagram