Arrestohet një person në Serbi, kërcënoi me jetë presidentin Aleksandër Vuçiç

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç tha dje se një person është arrestuar për kërcënim të sigurisë së presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

“Për shkak të kërcënimit të rrezikimit të sigurisë së Presidentit të Republikës, është arrestuar Dragan Mijatoviç nga Sombori dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet dje në njoftimin.

Siç raportohet pasi Aleksandar Vuçiç ka reaguar ndaj atentatit të kryeministrit sllovak Mijatović ka shkruar nën njoftimin e Vuçiç “Kjo ishte një provë për vrasjen ndaj jush”.

Ndaj këtyre kërcënimeve kanë reaguar menjëherë zyrtarët shtetërorë duke e dënuar atë dhe kanë kërkuar edhe reagim të menjëhershëm nga autoritetet shtetërore.

Gjithashtu ka pasur reagime për këto kërcënime, kështu që ministri Gjorgje Miliçeviç, duke vlerësuar “eagimin e shpejtë të autoriteteve shtetërore, ka thënë se të gjitha kërcënimet dhe sulmet e tilla duhet të sanksionohen ashpër në të ardhmen.

“Ndërsa presidenti Vuçiç lufton heroikisht para institucioneve ndërkombëtare për të penguar pranimin e shtetit të rremë të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për të mbrojtur të gjithë popullin serb me të vërtetën para OKB-së nga marka e gjenocidit. që do t’ua impononin armiqtë, frikacakët dhe tradhtarët e vendit dhe të popullit të tyre po përpiqen ta ndalojnë duke e kërcënuar me likuidim”, deklaroi Miliçeviç.

Ai përkujtoi se nuk është hera e parë që presidenti i Serbisë merr kërcënime, por se kërcënimet e tyre nuk mund ta ndalin Aleksandar Vuçiç dhe as të trembin asnjë qytetar të nderuar të vendit tonë që përkrah politikën e presidentit të republikës.

Marrë nga Gazeta Dita


Shtuar 18.05.2024 21:13

Tags: ,