Arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Itali, iu gjetën 24 kilogram drogë

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për posedim të lëndëve narkotike.

41-vjeçari shqiptar ishte një emër i njohur për autoritetet për të njëjtin krim.

Gjatë kontrollit në automjet atij iu gjet një sasi marijuane prej 500 gramësh, të organizuara në pako 100 gramësh, mjete ambalazhimi dhe një peshore.

Ndërkohë në kontrollin e kryer në banesën e 41-vjeçarit u gjetën 23.5 kilogram, duke e çuar kështu sasinë e drogës së gjetur në 24 kilogramë.


Shtuar 26.05.2024 09:57