Kompania Apple, thuhet se ka filluar të paguajë pronarët amerikanë të modeleve të ndryshme të iPhone, të cilët janë ankuar se pajisjet e tyre janë ngadalësuar.
Kompania u detyrohet ankuesve rreth 92 dollarë për çdo model, dhe një pagesë totale maksimale prej 500 milionë dollarëve, të cilat pritet të ekzekutohen gjatë këtij muaji.
Kjo shumë do të zbatohet vetëm për pronarët e modeleve iPhone 6, 6 Plus, 6s, 6s Plus, SE, 7, dhe 7 Plus, në SHBA.
E njejta gjë pritet të ndodhë edhe me pronarët e modeleve të iPhone në Britaninë e Madhe.
Në vitin 2020, kompania amerikane ishte akuzuar se po ngadalësonte qëllimshëm telefonat, megjithëse nuk e ka pranuar akuzën.
Sipas Justin Gutmann, gjiganti teknologjik ka mashtruar deri në 25 milionë klientë duke i “ngadalësuar” pajisjet pa dijeninë e tyre.
Kjo thuhet se u realizua nëpërmjet përditësimeve të softuerit të cilat zvogëluan performancën e modeleve të vjetra me kalimin e kohës.
Edhe më herët Apple është përballur me raste të ngjashme, ku është detyruar të paguajë 113 milionë dollarë në Arizona, dhe 500 milionë të tjerë në Kaliforni.