Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do ta shtoj ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18.
“Apple po finalizon një marrëveshje me OpenAI për iOS-in e ri këtë vit. Bisedimet me Google për të integruar Geminin janë në vazhdim, por asnjë marrëveshje nuk është arritur”, tha Gurman.
Të lidhura
None found
Siç thekson Gurman, marrëveshja do të lejojë përdorimin e disa veçorive ChatGPT në sistemin operativ të iPhone, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, ende nuk dihet saktësisht se cilat janë ato veçori. Por, thuhet se nga chatbot-i mund të përfitojnë disa aplikacione si Safari dhe Messages.
Gjithashtu, thuhet se Apple po kërkon t’i jap një ndryshim me Al edhe Siri-t. Dhe nëse kjo nuk mjafton, Apple thuhet se është në bisedime edhe me Google për sjelljen e veçorive gjeneruese të Gemini-t në pajisjet Apple.
