Ambasada britanike në Jemen: Dy të vrarë pas sulmit të Houthi ndaj një anije tregtare

Të paktën dy anëtarë të ekuipazhit u vranë në një sulm me raketa ndaj një anijeje tregtare, në jug të Jemenit.

Sipas informacioneve, katër anëtarë të tjerë të ekuipazhit kanë pësuar djegie të rënda.

“Të paktën dy marinarë të pafajshëm humbën jetën. Kjo është pasoja e trishtë dhe fatale e lëshimit të pamatur të raketave nga Houthis. Ata duhet të ndalojnë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e atyre që humbën jetën dhe atyre që u plagosën”, bëri të ditur ambasada britanike në Jemen.

Më herët, rebelët Houthi pranuan se kishin goditur anijen e mallrave në Gjirin e Adenit.

“Operacioni u zhvillua pasi ekuipazhi refuzoi mesazhet paralajmëruese të forcave detare të Jemenit ,” tha zëdhënësi i rebelëve, Yahya Sharia.

Sulmi ndaj True Confidence është i pari në një seri sulmesh Houthi që kanë marrë jetë dhe plagosur rëndë që nga fillimi i operacioneve nga luftëtarët pro-iranianë në një nga rrugët ujore më të ngarkuara në botë.


Shtuar 6.03.2024 20:31