Aktori i njohur i hollywood, Vin Diesel, ka dhënë lajmin e trishtë për fancat ku ka njoftuar se filmi i ardhshëm do të jetë i fundit.
Më parë, Diesel kishte lënë të kuptohej se ekskluzivitetit do të shtrihej përtej filmi të 11-të, megjithatë “Fast X1” (titulli zyrtar i filmit ende nuk është zbuluar” do të jetë i fundit.
Me anë të një postimi në Instagram, Diesel iu referua filmit final dhe u dërgoi mesazh fansave, duke i falënderuar për entuziazmin, pasionin dhe mbështetjen e tyre ndër vite.
“Sapo mbarova takimin e Fast të fundjavës me shkrimtarët dhe të gjithë ekipin… të thuash se emocioni për finalen tonë ka qenë tepër i fortë është një nënvlerësim. Uau. Kaq emocionuese…
Ndërsa të gjithë po shkonin drejt fundjavës plot energji dhe emocione, mendova për ju të gjithë… M’u kujtuan herët e panumërta kur entuziazmi dhe pasioni juaj u bënë forca shtytëse e rrugëtimit tonë krijues. Përkushtimi juaj për sagën tonë ka pasur një ndikim unik në suksesin dhe evolucionin e saj… siç do të thoshte vajza ime më e vogël, është i thellë.
Faleminderit që jeni shtylla kurrizore e kësaj epike globale që falë jush shkon përtej ekranit. Kjo finale e madhe nuk është thjesht një fund – është një festë e familjes së jashtëzakonshme që kemi ndërtuar së bashku. Shpresojmë t’ju bëjmë krenarë!” shkruan Diesel.