Ron Klein, shefi i kabinetit të presidentit amerikan, ka thënë se Joe Biden do të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, në deklaratat që bëri teksa përgatitej të largohej nga pozicioni i tij në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti 80-vjeçar amerikan ka shprehur shpesh qëllimin e tij për të kandiduar për një mandat të dytë katërvjeçar në presidencën amerikane dhe këshilltarët e tij presin që ai të bëjë një njoftim zyrtar në javët e ardhshme.
Me Bidenin në krah të tij, Klein mbajti lotët në një fjalim shumë emocional lamtumire që mbajti para dhjetëra anëtarëve të stafit.
“Siç bëra në 1988, 2008 dhe 2020, mezi pres të qëndroj pranë jush kur të kandidoni për president në 2024”, tha Klein.
Biden pritet të përfundojë një ekzaminim mjekësor më 16 shkurt, tha më herët dje zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre.
Presidenti dukej se po fshinte lotët teksa dëgjonte fjalimin e Klein.
“E dija se kjo ditë do të vinte, por kjo nuk e bën më të lehtë”, tha Biden.
Klein do të pasohet në postin e shefit të kabinetit të presidentit amerikan nga Jeff Zayeds, i cili ishte koordinatori i politikës së Shtëpisë së Bardhë kundër pandemisë COVID-19.
Nëse ai kandidon, një nga sfidat e fushatës zgjedhore për Biden, i cili tashmë është presidenti më i vjetër që SHBA ka pasur ndonjëherë, do të jetë të sigurojë amerikanët për aftësinë e tij për të qeverisur deri në moshën 86-vjeçare. /albue.com