A do të jenë të pranishëm Meghan dhe Harry në funeralin e Princit Philip?

Ditën e djeshme, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, Princi Philip, u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare.

Këtë lajm të hidhur e ka bërë të ditur Pallati Mbretëror në një deklaratë zyrtare ku shkruhej:

“Me hidhërim të thellë, Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut.

Lartësia e Tij ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor.

Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij.

Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në momentin e duhur.”

Në muajin qershor, Princi Philip do të mbushte 100 vjeç.

Por, a do të jenë të pranishëm Harry dhe Meghan në funeralin e gjyshit të Harry-t, pas largimit të tyre nga Pallati Mbretëror dhe prishjes së marrëdhënieve?

Burime pranë çiftit kanë treguar për “Dailymail” se Harry po bën çmos që të jetë pranë familjes në këtë moment. Përsa i përket Meghan Markle, duke qenë se dukesha është shtatzënë, i duhet të këshillohet më parë me mjekun nëse do të jetë i sigurt fluturimi i saj.

“Harry do bëjë ç`është e mundur të kthehet në shtëpi, në Britani dhe të jetë me familjen. Ai nuk do asgjë tjetër më shumë sesa të jetë me familjen, veçanërisht me gjyshen gjatë këtyre ditëve të vështira. Kurse Meghan është shtatzënë, ndaj do i duhet të flasë me mjekët, nëse do ishte i sigurt fluturimi i saj, ama për Harry-n mendoj që do shkojë patjetër”- ka treguar burimi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Royal Family (@theroyalfamily)


Shtuar 10.04.2021 09:34