Elizabeth Alexandra Mary, mbretëresha aktuale e Anglisë është një ndër personazhet më karizmatike të të gjitha kohërave. Ajo u bë mbretëreshë në moshën 25-vjeçare duke shënuar edhe sundimin më të gjatë të Mbretërisë së Bashkuar, thuajse 70 vjet.
Por të jesh sovrania e një vendi nuk ka vetëm pjesën e përgjegjësisë ndaj vendit dhe popullit, por ka edhe shumë privilegje ose sekrete që vetëm një mbretëreshë mund t’i ketë. Dhe nëse do të ndaleshim në këtë pikë, duhet të pranojmë që mbretëresha Elizabeth ka shumë për të treguar. Sot ajo feston 96-vjetorin e lindjes, ndaj një pjesë të tyre do t’i lexoni më poshtë:
NUK VESH KURRË TË NJËJTËN VESHJE
Mbretëresha Elizabeth nuk vesh kurrë të njëjtën veshje më shumë se një herë. Dhe sigurisht që as kjo nuk është zgjedhje e saj, por pjesë e etikës mbretërore. E thënë më ndryshe, mbretëresha ajo nuk mund t’i lejojë vetes të njëjtën veshje, sepse të ftuarit mund ta konsiderojnë si fyerje dhe mungesë respekti karshi tyre.
NUK KA NEVOJË PËR PATENTË DHE PASAPORTË
E dini që mbretëresha Elizabeth nuk ka as pasaportë dhe as patentë? Po pyesni veten pse? Sepse nuk i duhet të vërtetojë identitetin e saj ndonjëherë. Dhe kjo për të vetmen arsye, se është ajo vetë autoriteti që i lëshon ato.
NUK I PROVON KURRË KËPUCËT E REJA E PARA
Nuk ka rregulla specifike për të zgjedhur një palë këpucë të reja, mjafton të mos i kesh këmbët e lodhura apo enjtura, e mbi të gjitha të jenë të pastra dhe pa djersë. Por kjo nuk vlen për mbretëreshën Elizabeth. Ajo nuk e ka përjetuar kurrë kënaqësinë e të provuarit një palë këpucë, pasi është gjithmonë një shërbyese e saj besnike (që ka të njëjtin numër këmbe) që provon këpucët për të, madje edhe ecën mbi to për pak minuta.
UDHËTON GJITHMONË ME NJË QESE ME GJAK ME VETE
Në ndryshim nga qytetarët e thjeshtë që duhet të kenë gjithmonë një objekt identifikimi me vete, kartë identiteti a pasaportë qoftë, mbretëresha Elizabeth nuk ka nevojë për asnjërën prej tyre. Megjithatë duhet të ketë gjithmonë një qese gjak me vete në rast aksidenti. Tjetër fakt interesant është se mbretëresha nuk ka nevojë për pasaportë, pasi është vetë ajo autoriteti ligjor që i lëshon ato.