Forcat ruse në Ukrainë kanë shkaktuar jo vetëm dëme materiele dhe njerëzore, por së fundmi ata kanë sulmuar edhe një fermë shpendësh.
Pas sulmit të tyre rreth katër milionë pula u vranë në rajonin e Khersonit pasi granatimet ruse ndërprenë furnizimin me energji në fermë.
Lajmi u be i ditur nga komisionerja ukrainase për të drejtat e njeriut Lyudmyla Denysova. Si pasojë e granatimeve ruse, furnizimi me energji elektrike u ndërpre, duke e lënë fermën pa aftësinë për të ushqyer shpendët e saj./albeu.com/