Diga e një hidrocentrali në Brazil u ça pas reshjeve të shumta që zgjatën disa ditë, duke shkaktuar përmbytje të shuma dhe vdekjen e të paktën 30 personave. Autoritetet thanë se 60 të tjerë rezultojnë të zhdukur në shtetin e Rio Grandes.
Ndërkohë rreth 15 mijë banorë u detyruan të linin shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve nga vërshimi i ujit të digës. Ndërsa rreth 500 mijë të tjerë po përballen me mungesën e energjisë elektrike. Shpërthimi i digës shkaktoi panik dhe dëme të shumta në zonat që u përmbytën.
Moti ekstrem u shkaktua nga një kombinm I rrallë I te nxehtit, me lagështi të lartë dhe erëra të forta. President Brazilian Luiz Inácio Lula da Silva vizitoi rajonin e prekur dhe premtoi mbështetje nga qeveria qendrore. Më herët guvernatori I shtetit Eduardo Leite bëri thirrje për mbështetje urgjente , për të shpëtuar njerëzit që ndodhen në rrezikuar në disa bashki. kërkimet për njerëzit e rrezikuar po vijojnë me helikopter.
Por në disa zona për shkak të nivelit të lartë të ujarëve helikopterët e kanë të pamundur të ulen