25 mijë njerëz duan që Harry të heqë dorë nga titujt

Ekspertja mbretërore, Lady Colin Campbell ka nisur së fundmi një peticion ku kërkohet që Princ Harry të heqë dorë nga të gjithë titujt mbretërorë për të qenë në gjendje të kënaqë besimet e tij personale, pa pasoja ndaj monarkisë britanike. Këtë peticion e kanë nënshkruar rreth 25 mijë vetë.

Qëllimi i gjithë kësaj është që Harry t’i kërkojë vetë Mbretëreshës të lërë pezull titujt e tij mbretërorë dhe gradat.

“Si një qytetar thjesht i zakonshëm, pa grada mbretërore, ose tituj ai (Harry) do të jetë në gjendje të kënaqë besimet e tij personale, siç është e drejta e të gjithë qytetarëve të thjeshtë, pa mundësinë pasuese të dëmtimit të institucionit të Monarkisë”, shkruhet ndër të tjera në peticion.

“Unë e nisa atë peticion sepse mendoj se është gjëja e duhur që duhet bërë. Kam folur dhe me shumë njerëz të tjerë që mendojnë se kjo është gjëja e duhur”, tha Campbell për “The Daily Star”, e cila shkroi librin Meghan dhe Harry ‘The Real Story’.

Ajo ka shtuar se Harry dhe Meghan mund të sheshin emrin e tyre, markën e tyre, por jo duke qenë me tituj mbretërorë.

Kujtojmë se intervista e Princit Harry dhe Meghan Markle për Oprah Winfrey kundër familjes mbretërore tronditi gjithë botën. Por kur kjo intervistë vazhdon ende të diskutohet, Harry ka bërë të tjera deklarata të forta për familjen e tij.


Shtuar 31.05.2021 16:09