Të paktën 120 milionë pemë do të mbillen këtu deri në vitin 2030, njoftoi të hënën kryebashkiaku i kryeqytetit mongol.
“Ne po planifikojmë të mbjellim të paktën 120 milionë pemë në kryeqytet deri në vitin 2030 në kuadër të fushatës kombëtare të mbjelljes së pemëve ” Një miliardë pemë” të iniciuar nga presidenti mongol Ukhnaa Khurelsukh,” tha në një takim kryebashkiaku Dolgorsuren Sumiyabazar.
Fushata mbarëkombëtare e mbjelljes së pemëve u nis zyrtarisht vitin e kaluar pasi presidenti Khurelsukh i tha Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se vendi synon të luftojë ndryshimet klimatike dhe shkretëtirëzimin përmes fushatës.
- Pyjet mbulojnë vetëm 7.9 për qind të sipërfaqes së Mongolisë prej 1,564,116 km katrorë aktualisht.
Rreth 77 për qind e territorit të përgjithshëm të vendit është prekur nga shkretëtirëzimi dhe degradimi i tokës, sipas Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit të vendit.