“100 kg C4 mund të bëjnë shumë dëme”, kërcënohet Muzeu i Luvrit: Do hedhim në erë Mona Lizën

Situata në Muzeun e Luvrit u bë alarmante pas një kërcënimi për të vendosur të paktën 100 eksplozivë në Mona Lisa, veprën e famshme të Leonardo da Vinçit.

Raporti i Le Figaro tregon se më 17 mars, menaxhmenti i Muzeut të Luvrit mori një mesazh në faqen zyrtare nga organizata e quajtur “Etërit Themelues të Konfederatës”. Kjo organizatë referohet ndaj 36 personave që përfaqësonin kolonitë e Amerikës së Veriut britanike në shekullin e 19-të.

“Ne premtojmë të hedhim në erë Mona Lizën dhe shumë kryevepra të tjera. Vetëm një paralajmërim: 100 kg C4 mund të bëjnë shumë dëme”, thuhet në mesazhin kërcënues, me raportet që thonë se është shkruar në një stil që të kujton dramat e Shekspirit.

Kështu, në të gjitha ambjentet e muzeut u krye kontroll dhe nuk u gjet asnjë objekt i dyshimtë, por autoritetet mbeten vigjilente për shkak të kërcënimit të pazakontë.


Shtuar 21.03.2024 18:17