Bosat e mafies, arresohen babë e bir, përdornin Kosovën dhe Shqipërinë për të trafikuar drogë në BE (VIDEO)

Një 60-vjeçar shqiptar dhe djali i tij janë arrestuar ditën e sotme në Hungari pasi akuzohen për transport të lëndëve narkotike.

Dyshohet se babë e bir ishin drejtuesit e një grupi kriminal që trafikonte drogë në vendet e Bashkimit Evropian, përmes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas mediave të huaja, droga që futej nga ky grup në Hungari, dërgohej me korrierë nga Shqipëria dhe Kosova tek tregtarët hungarezë. Të cilët më pas e shisnin.

Paratë merreshin në dorëzim nga djali i 60-vjeçarit. Identiteti i tyre ende nuk bëhet me dije, ndërsa rasti është nën hetim nga autoritetet vendase.


Shtuar 15.11.2023 17:32