Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen dhe homologu i tij i Autoritetit Palestinez Riyad Al-Maliki janë ftuar të marrin pjesë në një takim urgjent të ministrave të jashtëm evropianë gjatë ditës për të diskutuar situatën në Izrael, tha kryediplomati i BE-së Joseph Borrell.
“Kam ftuar ministrin e Jashtëm izraelit të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së që po mbledh sot pasdite. Unë kam ftuar gjithashtu ministrin e Jashtëm (të Autoritetit Palestinez) Maliki që t’i drejtohet takimit dhe të prezantojë pikëpamjet e Autoritetit Palestinez”, tha Borrell në një postim në platformën e rrjeteve sociale X.
I have invited Israeli Foreign Minister @elicoh1 to join the meeting of EU Foreign Ministers I am convening this afternoon.
I have also invited Foreign Minister Malki @pmofa to address the meeting and present the views of the Palestinian Authority.— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 10, 2023
Ministrat e BE-së do të takohen në Muscat, Oman, ku tashmë është planifikuar të zhvillohet një samit i ministrave të jashtëm të BE-së dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. Disa ministra do të jenë personalisht, të tjerë do të marrin pjesë në takim nga distanca./Albeu.com