Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thotë se blloku do të jetë “gati të reagojë” pasi po mblidhen prova për përdorimin e dukshëm të dronëve iranianë në Ukrainë.
Mendohet se kjo mund të nënkuptojë sanksione të mëtejshme kundër Iranit, një lëvizje për të cilën disa vende të BE la të kuptohet më herët sot.
Megjithatë, në një takim të ministrave të jashtëm në Luksemburg nuk u morën vendime për këtë.
Më vete, BE sanksionoi 11 persona dhe katër organizata në lidhje me vdekjen e Mahsa Amini dhe shtypjen “e dhunshme” të vendit ndaj protestuesve.
I pyetur se çfarë provash të mëtejshme nevojiteshin për përdorimin e dronëve iranianë nga ushtria ruse, Borrell tha se provat ekzistojnë, përfshirë ato të ofruara nga shërbimet e inteligjencës ukrainase.
Megjithatë ai shtoi se Irani e kishte mohuar përfshirjen.
“Ministrja, më mohoi kategorikisht mua personalisht se kishte ndonjë dron që ishte dërguar për t’u përdorur në luftën në Ukrainë”, tha ai.
Por Borrell gjithashtu u tha gazetarëve se po mbledhin prova dhe do të jenë të gatshëm të reagojnë me mjetet që kanë në dispozicion./albeu.com