Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve.

Albeu.com mëson se nafta ka pësuar rritje, duke shkuar në 202 lekë/litër nga 178 që ishte më parë, ndërsa Benzina është rritur gjithashtu me 3 lekë duke shkuar në 178 lekë/litër nga 175 që ishte. Po ashtu, rritje ka pësuar edhe gazi i cili ka shkuarnë 71 lekë/ litër.

Sipas Bordit referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 13.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 713, +36 nga data 08.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 868, +71 nga data 08.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH 109.88 ( – 1.56 nga dt 8).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 109 lekë/litër.

Çmimet hyjnë sot në fuqi, në orën 18:00./albeu.com