Në Shkodër ka pasur reshje shiu, ndërsa në zonët malore reshje dëbore.
Mësohet se në Vermosh trashësia e dëborës është 15 cm dhe në Qafë-Berdolecit 20cm – 30cm.
Në Qafë Thorë, burime nga Prefektura Shkodër bëjnë me dije se dëbora arrin në lartësinë një metër e gjysmë dhe aksi është i kalueshëm deri në fshatin Okol.
Njësia Administrative Kelmend është pa energji elektrike prej 2 ditësh./albeu.com