Bombardohet aeroporti Antonov i Kievit

Aeroporti Antonov, në veri të Kievit, është goditur nga bombardimet ruse, thonë autoritetet në kryeqytet.

Antonov, i njohur gjithashtu si Hostomel, është aeroporti më i rëndësishëm ndërkombëtar i mallrave në Ukrainë, si dhe një bazë ajrore kryesore ushtarake.

Videot e paverifikuara në mediat sociale tregojnë një shtëllungë të trashë tymi që ngrihet nga sipër aeroportit.

Ndërkohë detaje të reja janë mësuar nga sulmi ndaj kullës televizive në Kiev, ku raportohet për një të vrarë dhe tre të plagosur./albeu.com


Shtuar 14.03.2022 08:11