Deputeti i Partisë Demokratike, Luçjano Boçi, u shpreh se diskutimi i ditës së sotme për presidentin ishte qesharak.
Boçi tha se askush nuk ja heq dot të drejtën opozitës që të propozojë kandidatë për raundin e pestë.
Sipas tij çdo negociatë duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe ai shton se Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të diskutuar për këtë çështje.
“Vendimi i sotëm antikushtues. Askush s’ia heq dot të drejtën opozitës të propozojë kandidatë në të pestë raundet.
Ironia është që është opozita, e cila nuk ka votat për një numërim të thjeshtë. Ndërsa, mazhoranca që i ka këto vota e ruan e propozimin e saj në raundin e katërt dhe të pestë kur votimi është me shumicë të thjeshtë. Negociatat duhet të vazhdojnë në nivel politik. Konferenca e Kryetarëve e kryen detyrën me vendosjen e datave të raundeve. Më pas negociatat janë tërësisht politike. Alibeaj me bashkëshoqëruesit e tij nuk ka asnjë lloj mandati të dhënë nga partia, apo grupi Parlamentar”, u shpreh Boçi./albeu.com/