Komisioni i Rithemelimit nuk e njeh, Alibeaj e “injoron” vendimin e Kuvendit: E çfarë pastaj?!

Në një deklaratë për mediat Alibeaj është shprehur se edhe pse Komisioni i rithemelimit nuk ka shprehur gatishmërinë për ta njohur atë nuk i intereson.

Ai shton se ka qënë mbështetja e tij dhe e deputetëve të tjerë të cilët mundësuan një shtysë drejt fitores së banorëve të Rinasit.

Alibeaj:

Komisioni iu ka shkarkuar? “Cfarë pastaj se nuk më njeh komisioni i rithemelimit. Ta sqarojmë nuk është ajo cështje kryesore, grupi parlamentar ka shumë cështje që duhet të ndjekë. Një fitrore e vogël e fitores së banorëve të rinasit me mbështetjen e deputetëve tanë, arritën që të fitonin. Cështje të tjera janë nga komiteti i poscacëm është për praktikat korruptivce, dhe presidenti i republikës janë detyrim për tu diskutuar, dhe unë kam detyrimin ti thërras për ti dëgjuar cfarë mendojnë.

“Për cështje të tilla ka një rregullore që përcakton të drejtat dhe detyrimet e secilit prej instancave. Mbledhjet e grupit parlamentar sipas rregullores thirren nga grupi parlamentar është një detyrim që duhet të ushtrohet nga unë. Për cështje kaq të rëndësishme do duhet të dëgjohet dhe respektohet zëri i secilit deputet.

Në rregullore janë përcaktuar. Lexo rregulloren dhe është e qartë. Është detyrimi i secilit deputet. Duke çuar përpara aksionin opozitar, ka detyrimin për të marrë pjesë dhe për të shprehur mendimin e tyre. Unë do të pyes deputetët dhe ju të keni mundësi të merrni pjesë”, tha Alibeaj.