Në Greqi bllokimi për shkak të Covid do t’i përkasë të shkuarës pasi vendi nga sot ka hequr masat kufizuese. Jeta e përditshme do të kthehet thuajse në normalitet.
Nga sot, 14 maj:
- Dërgimi i mesazhit në numrat 13032 dhe 13033 shfuqizohet.
- Ora policore fillon pas mesnate (00:30)
- Muzetë hapen.
- Hapet turizmi.
- Kazinot hapen.
- Hapen edhe dyqanet me pakicë.
Në të njëjtën kohë, me hapjen e turizmit në vend, lejohet edhe udhëtimi ndërrajonal./albeu.com