Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, është shprehur se bojkoti dhe bllokada nuk shërbejnë për të ecur përpara.
Komentet Ahemeti i bëri gjatë ditës së sotme, teksa komentoi paralajmërimin e VMRO-DPMNE-së për bllokim të Kuvendit.
“Demokracia avancohet me debate, demokracia avancohet në kompromise dhe mendoj që ne jemi shtet që kemi avancuar këto vlera. Nuk mendoj se bojkoti dhe bllokada na shërbejnë për të ecur përpara”, tha Ahmeti./albeu.com/