Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se humbja e jetëve në tërmetin në Turqi dhe Siri që ka vrarë mbi 11,700 njerëz ka qenë me të vërtetë tronditëse.
Shtetet e Bashkuara kanë dërguar më shumë se 150 personel kërkim-shpëtimi në Turqi, tha Blinken, duke shtuar se Uashingtoni do të ketë më shumë për të në treguar ditët në vijim rreth mënyrës se si Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin popullin turk dhe sirian ndërsa rimëkëmben nga shkatërrimi. /albeu.com