Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka zbritur në vendin tonë paraditen e sotme ku u prit në aeroport nga Ministri Për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.
Pas takimit me Hasanin numri dy i SHBA-ve zhvilloi një takim me kreun e shtetit Bajram Begaj, si dhe kreun e SPAK Altin Dumani, kryetaren e GJK Holta Zaçaj dhe kreun e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.
Aktualisht Blinken ndodhet në një takim me kryeministrin Edi Rama.
Blinken ka reaguar edhe në rrjetin social “X” ku falenderon punonjësit e ambasadës për punën e për punën e mirë që kanë bërë për rivendosjen e mijëra aleatëve afganë deri te mbështetja e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe forcimi i partneriteteve tona ushtarake.
“Faleminderit Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për punën tuaj të rëndësishme në prioritetet kyçe, nga ndihma për rivendosjen e mijëra aleatëve afganë deri te mbështetja e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe forcimi i partneriteteve tona ushtarake”, shkruan Blinken në “X”.