Këtë të premte, biznesmeni Behgjet Pacolli, është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës. Nuk dihen arsyet pse Pacolli është paraqitur, por kohet e fundit ka lindur një konflikt në lidhje me aksionet për aeroportin e Vlorës.
Kujtojmë që pak ditë më parë, një kallëzim është bërë nga vëllai i biznesmenit kosovar.
Në kallëzimin penal Emin Pacolli akuzon ish-administratorin Valon Lluka, noteren Valbona Selimi dhe aksionerin në minorancë Valon Ademi, se kanë kryer veprime mashtrimi dhe falsifikim të dokumenteve me qëllim rrëmbimin e 47 për qind të aksioneve.
Pacollët po ashtu, pretendojnë se nuk e njohin dhe nuk janë paraqitur ndonjëherë tek noterja Valbona Selimi, duke e akuzuar këtë të fundit se ka falsifikuar deklaratën noteriale, pasi ka nënshkruar dhe legjitimuar një akt noterial pa qene prezent palët.
 
			    
			    
			    
			    
			    
			    
			    
						 
						