“Biznesi” me shqiptarin çon në pranga trafikantin grek

Biznesi i drogës me një shqiptar i ka dalë për keq një 43-vjeçari grek.

Shtetasi grek i cili jetonte në Heraklon, ishte duke u monitoruar nga policia, e cila e rrestoi atë pikërisht në momentin që po i shiste një sasi të vogël kokaine një 40-vjeçari nga Shqipëria.

Trafikanti është pikasur gjatë një operacioni, në momentin që furnizonte me kokainë shqiptarin.

Pasi e kanë ndjekur, policët i kanë gjetur në banesë 25 doza të gatshme kokaine, dy peshore dhe 1350 euro të ardhura nga trafiku i drogës.

Aty u arrestua edhe partnerja e tij, me të cilën jetonte dhe që po ashtu edhe ajo merrte pjesë në veprimtarinë e tij të paligjshme.


Shtuar 20.05.2023 21:40