Pas rritjes së rasteve pozitive në ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen. MSH thotë se rritja e numrit të të infektuarve ka rritur edhe shtrimet në spital ku numri i tyre ka arritur në 25 pacientë.

“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19, për të parandaluar infeksione të reja, forma të rënda të sëmundjes nga COVID-19 dhe vdekjet”, thuhet në njoftimin e MSh-së së Kosovës.

Në dy javët e fundit (20 qershor-5 korrik 2022), si pasojë e regjistrimit të një numri më të lartë të rasteve të reja të COVID-19, janë rritur edhe rastet aktive nga 110 sa ishin më 20 qershor në 1244 më 5 korrik./albeu.com