Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 433 raste të reja nga 2.453 testime të realizuara.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 641 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 46 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 718.626 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 152.002 persona.

Nga personat e infektuar, 132.171 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.818 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 15.013./TV21


Shtuar 29.04.2021 19:47