Aligatori shfaqet në fushë dhe frikëson lojtarët (VIDEO)

Një surprizë tërësisht e pakëndshme ka ardhur për lojtarët e Torontos.

Teksa ishin duke u stërvitur në Florida për ndeshjen e tyre të radhës, një “mik i paftuar” i ka ndërprerë stërvitjen.

Aligatori ka hyrë në fushë duke frikësuar lojtarët që kanë nisur të vrapojnë për të qenë sa më larg.

Më pas futbollistët e kanë shijuar skenën e ofruar dhe që ndeshen rrallëherë duke bërë edhe fotografi në distancën e sigurisë.

Mes të qeshurave dhe britmave kur aligatori drejtohej nga futbollistët, ishte momenti për të shtyrë stërvitjen. /Sport Ekspres/


Shtuar 29.04.2021 19:53