Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 2,174 personave janë regjistruar 19 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Po sipas MSH-së, në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive aktualisht është 460. /albeu.com/
Njoftimi i MSH:
07 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 2.174 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.434.
Në total numri i rasteve aktive është 460.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!