“Bifteku” fut në sherr 40 persona brenda lokalit, karriget “fluturojnë” sipër kokave (VIDEO)

Një konflikt fizik ka ndodhur në një Golden Corral në Pensilvani të SHBA-ve, ku u përfshinë më shumë se 40 persona.

Konflikti filloi kur një klient u acarua pasi kuzhinieri i bufesë i shërbente një burri tjetër biftekun e tij.

Karriget e hedhura në mes të restorantit ishin skena më e çuditshme e konfliktit, me stafin e restorantit që shikonte përleshjet.

Klienti Alexis Rios tha se sherri kishte nisur pasi ai mori biftekin e tij përpara një personi tjetër që ishte aty përpara tij.

Policia po heton incidentin me personat e përfshirë që do të përballen me akuzat përkatëse./albeu.com/


Shtuar 2.02.2022 16:41